Faton Hajrizi është vrarë sot nga Policia e Serbisë, për vdekjen e tij ka reaguar edhe vëllai, Artan Hajrizi.
“Vëlla ti je i gjallë në zemrën tem”, shkroi ai në Facebook.
Theksojmë se gjatë ditës së djeshme Artani ishte distancuar nga veprimet e Fatonit.
Foto e publikuar nga Artani
Para pak orësh ishte zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq që konfirmoi se Faton Hajrizi është vrarë.
Ai ka thënë se vrasja e tij është kryer në afërsi të Lloznicës.
Siç shkruan Informer, Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, për çka edhe ka mbetur i vrarë.
Sipas informacione Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje, të njëjtit pretendojnë se Hajrizi ishte fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash.
Ajo që vërehet është që Hajrizi e kishte të lidhur këmbën me një rripë.
Kjo shtynë të dyshojë se ai dyshohet se ka mundur të mbetet i plagosur natën kritike ku vrau policin serb dhe plagosi një tjetër.