Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D

Shumë prej nesh kanë filluar të ndiejnë pasojat e dimrit. Ditët po shkurtohen dhe momentet diellore që i kërkojmë me ngulm pakësohen ndjeshëm.

Zgjimi në mëngjes është gjithnjë e më i vështirë, lodhja më e madhe dhe produktiviteti në punë plot mangësi. Irritimi kap majat dhe ndihesh sikur e gjithë energjia të është zhdukur.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Për këtë gjendje të padëshiruar është përgjegjëse mungesa e vitaminës D. Kjo vitaminë krijohet në organizëm kur ne jemi në praninë e rrezeve të diellit. Ja përse, shumë njerëz në dimër vuajnë nga pamjaftueshmëria e vitaminës D.

Normalisht gjatë ditëve diellore të vitit, trupi ynë duhet të jetë në gjendje të akumulojë vitaminë D mjaftueshëm sa të zgjasë edhe në dimër. Por duke qenë se shumë prej nesh punojnë në zyra të mbyllura, ky stil jetese i shteron rezervat e kësaj vitamine.

Mungesa e vitaminës D shkakton simptoma të ndryshme, siç janë dobësia e muskujve, pagjumësia, rënia në peshë, depresioni, luhatjet e humorit, probleme me shikimin dhe kockat.

Të paturit e niveleve të mjaftueshme të vitaminës D, ndihmon në parandalimin e osteoporozës, sëmundjeve të zemrës, kancerit, Alzhaimerit, goditjeve në tru, tensionit të lartë të gjakut, diabetit, madje edhe ngadalëson plakjen.

Lidhja e drejtpërdrejtë e vitaminës D me aftësinë e organizmit për të luftuar sëmundjet dhe infeksionet është një fakt i pranuar gjërësisht.

Kjo është arsyeja përse gjatë dimrit në disa vende, veçanërisht në Gjermani dhe Austri, fëmijët marrin suplemente të vitaminës D për të shmangur shfaqjen e simptomave të lartpërmendura.

Marrja e vitaminës D

Mënyra më e mirë për të marrë vitaminën D është natyrisht dielli. Sigurohuni që pavarësisht të ftohtit të shpenzoni të paktën 15 minuta në ditë (kryesisht në mesditë).

Për fat të keq, shpesh përballemi me ditë kur dielli fshihet pas reve. Në ditë të tilla, sigurohuni që dieta juaj të jetë e pasur me produkte që na japin dozën e nevojshme të vitaminës D.

Burimet ushqimore të vitaminës D 

  1. Peshqit e pasur me yndyrna si toni (edhe i paketuar) salmoni, skumbria dhe harenga
    2. E bardha e vezës
    3. Djathi
    4. Produktet e pasuruara të bulmetit dhe drithërat ( qumështi, drithërat e pasura me vitaminë D)
    5. Mishi i derrit

Rekomandimet e AgroWeb.org për muajt e dimrit

  1. Qëndroni çdo ditë në diell për 15 minuta. Mos harroni të përdorni krem mbrojtës nëse vendosni të qëndroni më gjatë.
    2. Konsumoni dy racione me peshk të pasur me acide yndyrore në javë.
    3. Vegjetarianët dhe ata që nuk e preferojnë peshkun, duhet të pinë tre gota me qumësht të pasuruar me vitaminë D në ditë. Mos harroni që vitamina D në formë të lëngshme është më efikase dhe përthithet më shpejt se ajo në formën e pilulës.

Sigurohuni:

  1. Të ushtroheni rregullisht dhe të bëni një jetë aktive.
    2. Jini pozitivë, gëzojuni gjërave të vogla.

P.s Nëse vendosni për “batanije, një libër dhe një filxhan çokollatë të ngrohtë” mund të gjeni Kakao me Vitaminë D në dyqanet e specializuara të produkteve organike./AgroWeb.org