Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ti nuk bëhesh, nuk të shkon asgjë”- Ndjekësja kritikon Kiara Titon, moderatorja i përgjigjet publikisht: Sa gjynah, harxhojnë kohën duke…

Moderatorja Kiara Tito po jeton ditët më të mira. Ajo është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të behët nënë, ndërsa paralelisht vijon angazhimin në televizion duke moderuar një emision.

Duke qenë një nga figurat më të komentuara publike, ndaj Kiarës nuk mungojnë as komentet negative.

“Gjithmonë do të kesh një pjesë të puzzle-s mangët te Luizi, se shumë poshtë e ke hedhur shumë herë brenda asaj shtëpie (Big Brother). Te publiku po e po, se ne kemi parë çdo gjë e kemi parë dhe dashurinë kur hyre herën e dytë”, i ka shkruar një ndjekëse.

Më tej ajo vijon: “Ahh, nuk të shkon asgjë. Po fytyrën dhe gojën pse e përdredh kur flet? E deformon duke folur, apo je në siklet gjithmonë kur je përballë telefonit apo kamerës. E ke problem se ti për Zotin s’bëhesh se s’bëhesh”.

Si duket, pas këtij komenti, Kiara, nuk ka qëndruar dot pa reaguar, duke dhënë një mesazh.

“Sikur inati i tyre të kthehej në punë dhe ambicie për vetveten, bota do ishte më e mirë. Po ndërkohë, harxhojnë kohë duke ofenduar vajza të tjera në rrjete sociale, sa gjynah!”, shkruan moderatorja.