Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Tiço në “Albano Show”: Gazetaria në Shqipëri ka mbaruar me kohë

Gazetarja Iva Tiço ishte e ftuar këtë të premte në “Albano Show” në Vizion Plus, ku foli për aktualitetin.

Tiço kritikoi gazetarinë e sotme, duke thënë se ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm.

Sipas Tiços sot çdo gjë bëhet për klikime dhe tituj, jo për të përçuar vërtetë lajmin.

Pjesë nga biseda:

Albano Bogdo: Ka më gazetari në Shqipëri?

Iva Tico: Ka cof me kohë.

Albano Bogdo: Pse mendon?

Iva Tico: Ca për faj të gazetarëve, ca për faj të pronarëve, që mediat i përdorin për gjëra të tjera, rrjetet sociale. Këto 10 vitet e fundit nuk ëhstë më gazetari, lojë për tituj. Nuk e gjejmë më veten. Kjo ëhstë një ndër të paktat intervisat që kam ardhur.

Albano Bogdo: Po thuaj që të kam dhënë 500 euro.

Iva Tico: Kam dalë për t’i dhënë zë Maria Krajës. Prandaj unë them që më mrië rri në shtëpi.