Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tifozët në Beograd kërkojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, Bislimi: Mesazhe të Vuçiqit që ai sdo t’i thotë publikisht

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi tifozët ultras të klubit serb të futbollit, “Crvena Zvezda” të mërkurën kërkuan që ushtria serbe të kthehet në Kosovë, në një ndeshje miqësore kundër klubit italian, Fiorentina.

Tifozët e Zvezdës shfaqën një pankartë ku shkruhej “Kur do të kthehet ushtria në Kosovë”. Bislimi thotë se kjo u bë në prani të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të cilit, siç thotë Bislimi, tifozët e njohur si “Delije” shpesh pëçojnë mesazhet që kreu i shtetit serb “nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht”.

“E gjithë kjo ndërkohë që edhe Vuçiq ishte i pranishëm në tribuna. I gjithë aparati shtetëror është ndërtuar në Serbi për median, sportin, artin, kulturën, shkencën që të përdoren për mjete propagandistike dhe për të nxitur dhunën, terrorin, tensionet dhe luftën”, shkroi Bislimi në Twitter.

“Delije shpesh dërgon mesazhe që Vuçiq nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht. Ai ka nevojë për akte të tilla për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmin etnik në opinionin publik”, shtoi kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë.