Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tirana gati për Samitin e parë të Procesit të Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamjet brenda Piramidës, ku sot do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.

“Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Europës së Ballkanit, ku do të mbahet samiti i parë i Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së”, shkruan Rama.

Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë është i dhjeti në serinë e mbledhjeve të mbajtura në kuadër të tij (Berlin (2014), Vjenë (2015), Paris (2016), Trieste (2017), Londër  (2018), Poznan (2019) dhe Sofie-Shkup (online për shkak të Covid-19) (2020 dhe 2021), Berlin (2022). Për herë të parë ai do të zhvillohet në një shtet jo-anëtar të Bashkimit Europian, në Shqipëri.

Për mbarëvajtjen e Samitit, bllokimi i lëvizjeve brenda perimetrit të sigurisë rrotull Piramidës ka nisur të dielën.

Tags: