Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tirana pa ujë në këto temperatura të larta, banorët me bidona në radhë te autoboti

Jemi në muajin korrik dhe vendi po përballet me temperatura të larta. Mirëpo ndonëse termometri shënon vlera të larta, në Tiranë, qytetarët nuk kanë ujë në çezmat e tyre duke e bërë më të vështirë përballimin e të nxehtit.

Në një kohë kur uji është tejet i domosdoshëm, qytetarët i kanë sytë nga autoboti i privatit. Një qytetar ka dërguar në redaksi pamje se si banorët te rruga “Bajram Preza” në Tiranë, presin në radhë autobotet që të furnizohen me ujë.

Pamjet janë filmuar sot, data 29 korrik 2023 dhe lë për të dëshiruar, pasi qytetarët e Tiranës, në vend që të kenë ujë në çezmat e tyre, falë kryebashkiakut Veliaj, detyrohen të gjejnë zgjidhje alternative për ta siguruar ujin që është shumë i rëndësishëm sidomos në këto ditë ku temperaturat janë të larta.