Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës, ku një 13-vjeçar është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete.
Në një njoftim për mediat, policia thotë se i mituri dyshohet të ketë humbur jetën nga asfiksia. Momentalisht rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk janë të qarta.
“Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./TCH