Tiranë, 6 Janar 2024 /noa.al – Një burrë gjeti vdekjen pak minuta më parë në dalje të Tiranës në një aksident tragjik.
Viktima është Elmas Poti, 55 vjeç, raporton noa.al.
Autor i dyshuar i aksidentit është Arif Berberi, 23 vjeç.
Policia tha se Elmas Poti, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut ndërsa po drejtonte automjetin e tij ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç.
Burri 55 vjeçar, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al