Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tjetër aksident tragjik në vend, makina del nga rruga, raportohet për të paktën 1 të vdekur

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kthesat e Dragostunjës në Librazhd.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë, dyshohet se ka mbetur i vdekur një person.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej nprmave, dhe ka humbur kontrollin në një kthesë.

Pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia duke u rrokullisur dhe përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.