Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tjetër marrëveshje me Italinë, Ulsi Manja del me njoftimin e rëndësishëm

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Giuseppe Busia, President i Agjencisë Kombëtare Italiane Antikorrupsion kanë nënshkruar sot një marrëveshje dy-palëshe në Romë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, pala italiane me një eksperiencë të konsoliduar në trajtimin e korrupsionit, do të asistojë Drejtorinë e Përgjithshme të Antikorrupsionit në rrugëtimin drejt shndërrimit në një Agjenci Antikorrupsion në varësi të MD, me fokus të veçantë parandalimin e korrupsionit, duke e shtrirë edukimin për këtë problematikë në të gjitha hallkat e sistemit arsimor të vendit tonë.

“Do punojmë me moton: Dy agjenci një drejtim! Një marrëveshje shumë e rëndësishme për Drejtorinë tonë. Do e shtrijmë procesin e edukimi për këtë problematikë në të gjithë sistemin arsimor,” thotë Manja.