Pas rastit ku edukatorja i theu këmbën 3-vjeçares në Tiranë, një tjetër episod dhune është bërë publik
Një tjetër rast i rëndë dhunimi në një kopsh fëmijësh është bërë publik ditën e sotme, pas ngjarjes shokuese në Tiranë, ku edukatorja i theu këmbën një 3-vjeçareje.
Këtë herë ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku viktimë e dhunës së edukatores është një vajzë 5-vjeçare. Edhe në këtë rast, ëhstë një kopsht privat, ku e mitura shkonte prej 3 vitesh.
Sipas nënës së vajzës, rasti i parë i dhunës ndaj 5-vjeçares është regjistruar në muajin korrik, ku edukatorja e kishte mbyllur në tualet dhe i kishte shkulur flokët. Pasi vajza i ka treguar gjithçka, nëna i ka shkruar drejtoreshës për këtë fakt, por kjo e fundit i ka thënë se në tualet nuk kishte kamera dhe edukatorja betohej qe nuk e kishte hdunuar vajzën.
Rasti i dytë është regjistruar në Shtator, ku një tjetër edukatore e ka qëlluar me shpullë, madje duke i lënë shneja në fytyrë vajzës. Për këtë rast, mamaja e të miturës është shprehur se ka parë pamjet filmike të kamerave kur ndaj 5-vjeçares është ushtruar dhunë por institucioni nuk i ka lejuar t’i marrë.
Ajo sërish ka vënë në dijeni drejtoreshën e kopështit për rastin teksa kjo e fundit i ka thënë se edukatorja që ushtroi është pushuar nga puna. Kjo e fundit i ka kërkuar falje mamasë së vajzës pasi i ka dërguar foton e shenjave të gishtave në fytyrën e vajzës.
Kjo është dhe fotoja e vajzës së mitur, ku dallohen shenjat e lëna nga dhuna.