Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tmerr në ajër, nëna e dy fëmijëve ndërron jetë papritur gjatë fluturimit

Një grua amerikane ka vdekur papritur pasi u ndje keq gjatë një fluturimi të linjave American Airlines nga Republika Domenikane.

41-vjeçarja, e identifikuar nga një i afërm vetëm si nënë e dy fëmijëve nga Indiana, ishte në bordin e fluturimit American Airlines 2790 nga Punta Cana drejt Charlotte, në Karolinën e Veriut, kur kishte nisur të ndjehej keq, njoftonte policia vendore.

Ekuipazhi fluturimit ishin përpjekur t’i vinin në ndihmë gruas teksa avioni ndryshoi kurs drejt aeroportit Providenciales në mënyrë që të merrte ndihmë të mëtejshme mjekësore.

Gruaja ishte transportuar në spitalin vendas por u shpall e vdekur pak më vonë, tha policia duke shtuar se ekzaminimet do të përcaktojnë shkakun e sakte te vdekjes.

Identiteti i të ndjerës nuk është publikuar por një grua që pretendonte se ishte kunata e saj komentonte në rrjetet sociale: “Nuk e besojmë ende këtë që ka ndodhur,” shkruante Stephanie Quinn duke iu referuar njoftimit të policisë së ishullit Turks and Caicos.

Quinn përshkruante kunatën e saj si e vetmja vajzë mes katër vëllezërve dhe nënë e dy fëmijëve të mrekullueshëm”. Fluturimi 2790 ku udhëtonte e ndjera, mbërriti në Charlotte ditën tjetër, tha një zëdhënës i linjave American Airlines për mediat.