
Togerja e Policisë së Kosovës, Antigona Çitaku-Dibrani, ka fituar çmimin ndërkombëtar për shërbim në komunitet.
Çitaku-Dibrani këtë çmim e ka fituar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Grave Police.
“Të shpërblehesh në nivel botëror, nuk ka nder më të madh për mua, komunitetin tim dhe Policinë e Kosovës”, ka thënë ajo.