Një parcelë me kanabis u zbulua në fshatin Ivan të Malësisë së Madhe në Shqipëri.
Siç raportohet në pranga kanë rënë tre persona.
Një 51-vjeçar, që u identifikua duke ruajtur tokën me armë zjarri është shpallur në kërkim. 161 bimë kanabisi u asgjësuan nga policia.
Në pranga kanë rënë 51-vjeçari me iniciale Gj.D. për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, 35-vjeçari me iniciale F.Gj. për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe 70-vjeçari me iniciale L.Gj. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”./TCH