Avokati Tomë Gashi ka komentuar hamendësimet e shumta mbi motivet e vrasjes së Liridona Ademajt.
Në një postim në Facebook Gashi ka shkruar se ata që aktualisht po japin versione të ndryshme për vrasjen e Liridonës nuk e parandaluamn ngjarjen.
“Nëse dikush e paska ditur se vrasja paska ndodhur për shkak të jetës së shfrenuar që bënte Naimi, pse nuk e tha këtë para se të ndodhë tragjedia?”, pyet Gashi.
Gashi thotë se motivi i vërtetë për vrasjen e Liridones nuk do të dihet kurrë, sepse po të dihej motivi i vërtetë, atëherë motivi do të tradhtonte vrasësit dhe shtytësit në vrasje.
“Në një aspekt më duket se rasti i vrasjes së Liridonës ka një lloj ngjashmërie me rastin e vrasjës së Astrit Deharit — prokurorët në të dy rastet jane ndyshuar, e motivi i vrasjes se Astritit kurrë zyrtarisht nuk është zbuluar, sepse po të zbulohej motivi, në burg do të ishin shtytësit ne vrasje, vrasësit, dhe ata që e fshehin vrasjen”, shkruan Gashi.
Postimi i plotë:
Tragjedia e “paralajmëruar” të cilën askush nuk e ndali
Për vrasjen e Liridonës krijohet përshtypja sikur të gjithë dinë çdo gjë, e në esencë duket sikur askush nuk di asgjë. Më së paku dinë ata të cilët më së shumti komentojnë gjatë secilës mundësi që e kanë, gjë që në këtë kohë, më kaq shumë media, secili ka mundësi ta bëjë pa bartur asnjë pasojë.
Nëse dikush e paska ditur që vrasja paska ndodhur për shkak të mbulimit të rastit të zhdukjes se një vajzë tjetër, para vrasjes së Liridonës, pse nuk e tha këtë para se të ndodhte tragjedia?
Nëse dikush e paska ditur se vrasja paska ndodhur për shkak të humbjes se 300.000 eurove nga Naimi, pse nuk e paralajmëroi këtë para se të ndodhte tragjedia?
Nëse dikush e paska ditur se vrasja paska ndodhur për shkak të jetës së shfrenuar që bënte Naimi, pse nuk e tha këtë para se të ndodhë tragjedia?
Nëse disa kanë prirje për fantazi të ndryshme, të cilat mund ta lëndojnë familjen e Liridonës, pse nuk e respektojnë këshillën e tyre që për të gjitha ato që i “dinë” të lajmerohet Prokuroria dhe Policia.
Une nuk di asgjë për vrasjen e Liridones, por e di se motivi për të cilën Naimi organizoi vrasjen e saj ia ka errësuar mendjen dhe ia ka “lehtësuar” gjetjen e vrasësve me pagesë!
Unë besoj se motivi i vërtetë për vrasjen e Liridones nuk do të dihet kurrë, sepse po të dihej motivi i vërtetë, atëherë motivi do të tradhtonte vrasësit dhe shtytësit në vrasje.
Ju që mendoni ndryshe gjeni motivin e vërtetë dhe shtytësit do të përgjigjen njëjtë sikur Naimi.
Në një aspekt më duket se rasti i vrasjes së Liridonës ka një lloj ngjashmërie me rastin e vrasjës së Astrit Deharit — prokurorët në të dy rastet jane ndyshuar, e motivi i vrasjes se Astritit kurrë zyrtarisht nuk është zbuluar, sepse po të zbulohej motivi, në burg do të ishin shtytësit ne vrasje, vrasësit, dhe ata që e fshehin vrasjen.
Prokurorët këtë e dine dhe për këtë arsye nuk bezajnë po vetëm rrinë!