Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tomë Gashi: Ja çka do të ndodhte nëse Kurti do të ishte në vijën e Thaçit dhe Mustafës!

 
   

Avokati Tomë Gashi është shprehur se kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti po përballon presionet e ndërkombëtarëve dhe të shteteve të rajonit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se duhet të durojmë presionet në mënyrë që të mos humbasim më territor të Kosovës.

Më tej ai  hodhi akuza duke thënë se gjatë kohës që kanë qenë  në pushtet qeveritë e mëparshme Kosovës iu mor 8250 mijë hektarë tokë.

“Nëse Albin Kurti do të ishte në vijën e Thaçit dhe të Mustafës dhe disa të tjerëve, do të thotë se ai do të ishte në rregull krejtësisht, edhe me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe me Serbinë, por Kosova do të dëmtohej përjetësisht. Ne këto probleme  nuk do t’i kishim. Kurti po përpiqet të shpëtoj atë që është e mundur nga këto marrëveshje që kanë konotacion ndërkombëtar. Meqenëse Serbia po shfrytëzon pjesën e ndërkombëtarëve, për këtë arsye Kosova po merret me të mirë dhe Kosova dhe Albin Kurti jo dhe aq. Ne duhet të  jemi në gjendje të durojmë presione sepse këto janë kaluese. Ne kishim dikë tjetër në pushtet dhe i humbëm 8250 mijë hektarë sepse nuk ishin  në gjendje të përballonte presionin. Kjo tokë që ishte e Kosovës përjetësisht ishte tokë që prej kohës që Kosova ka ekzistuar.  Kjo tokë tani është pjesë e Mali të Zi. Kjo tokë nuk do të na kthehet pa marrë parasysh se kush do të jetë në pushtet”- tha ai.