Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tomë Gashi ka disa fjalë për Radojiçiqin – ja porosia për BE-në dhe SHBA-në!

 
   

Avokati Tomë Gashi, është shprehur i bindur se pa një trysni nga ndërkombëtarët ndja Serbisë, Milan Radojiçiqi nuk mund të gjykohet në Kosovë.

Ai i tha eo shtoi që është shumë e vështirë që institucionet vendës të bëjnë të mundur që ai të sillet në Kosovë, edhe pse thotë se kërkesa për flet-arrest ndërkombëtar është legjitime.

Pas sulmeve terroriste të 24 shatorit, institucionet tona respektivisht Prokuroria Speciale e Kosovës, duke  e ditur që Radojiçiq tani më është në Serbi me siguri që ka kërkuar apo do të kërkojë shumë shpejtë lëshimin e fletë-arrestit ndërkombëtare i cili do të kërkohet përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe ne duhet të kërkojmë ndihmë nga institucionet ndërkombëtare, dhe besoje që duhet të bëhet vetëm një trysni ndërkombëtare që eventualisht ai të transferohet nga Serbia në Kosovë”.

“…për t’u gjykuar këtu për krimet të cilat ai i ka bere jo vetëm me 24 shtator por sigurisht që ka edhe krime  të tjera duke e ditur invulvimin e tij edhe në vrasjen politikanit serbë Oliver Ivanoviqit, por edhe vepra të tjera kurroptive  dhe vepra tepër të renda penale, duke e  ditur që Kosova nuk ka marrëveshje me Serbinë për ekstradime të tilla atëherë do të jetë tepër vështire mos të thamë e pa mundshme që institucionet tona, t’iu dërgohet Rajdocic për tu u gjykuar në Kosovë”.

Sipas avokatit Gashi, deklarata e kryeministrit që një Gjykatë Speciale te merret me sulmin e 24 shtatorit, është më shumë një deklaratë politike. Sipas tij, deri më tani askush nuk ka qenë kundër një hetimi ndërkombëtar.

Ne kemi par edhe deklaratën e kryeministrit tonë që kërkohet apo propozohet për një Gjykatë Speciale për t’u marruar me krime e 24 shtatorit, por ndoshta edhe krime të tjera por besojë që edhe krime të tjera por besoj që kjo është më tepër një deklaratë politike sesa që mundet realizohet, duke e ditur së bashkësia ndërkombëtare po e merr tepër me të mirë Serbinë, posaçërisht prej fillimit të luftës në Ukrainë dhe institucionet tona janë të fuqishme aq sa Serbia dëshiron të i respektojë ligjet ndërkombëtarë, neve na bëjnë të presim se a do të ketë trysni të mjaftueshme nga bashkësia ndërkombëtare, me qenë se mungon bashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë për arsye politike me qenë se  Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës atëherë ekstradimi eventual i Radojiçiqit në  Kosovë mundë të behët vetëm me ndihmë të bashkësisë ndërkombëtare”.

Askush deri më tani nuk është shprehur qe ka kundërshtim për hetim, por të gjithë kanë kërkuar që hetohet edhe Serbia si shtet për involvimin në mënyrë shtetërorë të ngjarjeve të 24 shtatorit, ne kemi pasur fatkeqësisht edhe një polic tonë të vrarë nga ky grup”.