Avokati i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Tomë Gashi ka deklaruar në emisionin “Frontal” se pret që ndaj klientit të tij, Martin Berishaj nuk do të ngritet ndonjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
“Martin Berishaj është i dyshuar për tri vepra penale, nëse shiqohen ato pa ndonjë ndikim politik, nuk ka me pas kurrfarë arsye për me u akuzu. Martin Berishaj ka kërku vetë me shkrim që të shkoj në Prokurori që të jap sqarime. Nuk është me rëndësi sa ka zgjat intervistimi, ai ka zgjat disa orë, disa orë i kemi humb derisa janë rregullu proces verbalet”, është shprehur ai.
Avokati Gashi u shpreh se Martin Berishaj ka prezantuar disa dokumente që nuk e ka asnjë borxh ndaj shtetit kroat.
“Nëse e marrim në mënyrë efektive, intervistimi ka zgjat dy orë e gjysmë, marrja në pyetje ndaj tij ka filluar rreth orës 10:00, jo ashtu siç është thënë prej orës 08:00. Dokumenti që i është dhënë prokurores së rastit i përket ATK-së në Kroaci, që klienti im nuk e ka asnjë borxh, pra të gjitha tatimet i ka paguar”, ka deklaruar ai.