
Avokati Tomë Gashi ka publikuar një video të Kuvendit kohë më parë kur qeveriste PDK.
Ai ka krahasuar Kuvendin e Kosovës të së kaluarës me një “fontan dëshirash” të Serbisë, duke nënkuptuar ndikimin e madh që kishte Beogradi në vendimet politike të Kosovës.
“Nuk është më ajo kohë”, shkroi ai, duke i atribuar ndryshimin Lëvizjes Vetëvendosje, e cila sipas Gashit, ka ndërprerë ndikimet e jashtme në institucionet shtetërore.
Deklarata e tij vjen në një kohë të ndjeshme politike, kur bllokada për konstituimin e Kuvendit ka shkaktuar përplasje të ashpra mes pozitës dhe opozitës.
“Dikur dukej Kuvendi i Republikes së Kosovës si fontan dëshirash të Serbisë!
Me Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Ka kaluar ajo kohë”, shkruan Gashi.