Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Tone të larta dhe ofendime, çfarë ndodhi mes Romeos dhe Eglës pas televotimit: Je e pafytyrë…

Prime-n e djeshëm si lidere e re e shtëpisë Vëllai i Madh i caktoi Eglës të vendoste dy banorë në televotim dhe më i votuari do të ishte finalisti i parë këtij edicioni dhe zgjedhja e saj ishte Heidi -Romeo.

Por banorëve të tjerë nuk iu komunikua i plotë ky televotim dhe ata kujtojnë se një prej tyre do të eleminohet. Pas darkës Romeo dhe Egla kanë debatuar shumë ashpër me njëri-tjetrin, kjo pasi Romeo është shumë i prekur nga situata ndryshe nga Egla që e di të vërtetën dhe ka ndenjur shumë e qetë. I nevrikosur Romeo i ka shprehur shumë fjalë banores, pasi nuk e mendonte se ajo do të godiste ata të dy.

“Kjo ishte loja? Më qëllove mua? Këtë bëre? Këtë fytyrë nxore? Një herë që t’u dha pushteti kjo ishte fytyra jote? Je e pafytyrë! Je totalisht e pafytyrë! Të kam mbrojtur që nga dita 1, fytyrën tënde e kam mbrojtur që nga dita 1, ndërsa në momentin që të erdhi në dorë pushteti… a je krenare me veten?’ Je njeriu më i keq që kam njohur, i tha ai.