EGJIPT – Më e vështirë do ishte ta nxirrte topin jasht, por… ia arrin!!!
Kjo ndodhi në finalen e shkurtër të Superkupës së Egjiptit, ku Piramida u përball me Ceramica Cleopatra dhe protagonist është qendërsulmuesi i kësaj të fundit, Ahmed Rayyan.
Në minutën e 64-të, me ndeshjen ende në barazim “të bardhë”, sulmuesi 25-vjeçar la pas mbrojtjes, portieri i Piramidave doli për të penguar, por Ryan kaloi topin me gjoks, dhe doli përballë një porte të zbrazët… Zgjodhi të vendoste dhe goditi, por ndërsa topi ishte gati të… futej në rrjetë, ai goditi shtyllën e djathtë!
Sulmuesi i Ceramikës është rrëzuar përtokë dhe kapi kokën me duar, pasi nuk mund ta besonte atë që kishte humbur, ndërsa të njëjtin reagim pati edhe një bashkëlojtar i cili ishte gati të festonte. Ndodhi futbolli…
https://twitter.com/OnlyFut12/status/1740382765017665744?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1740382765017665744%7Ctwgr%5Ea4c2b33082f07fff2bfa7be70bb48afe5d39e2d5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnoa.al%2Flajmi%2F2023%2F12%2F2417840.html%3Ffbclid%3DIwAR35yykA5WgW0WoOQFaUkTw4ZQQsKZIUdP4gEAA1XhgCStj8VwC3iJn-kPc