Muajin e shenjt të Ramazanit e ka uruar edhe Ambasada Amerikane në Kosovës, e cila edhe ka shpërndarë një fotografi nga iftari i këtij muaji.
Kjo ambasadë ka kërkuar nga qytetarët në Kosovë që të ndajnë traditën e tyre për shënimin e Muajit të Ramazanit
“Për myslimanët këtu në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj, Ramazani është një periudhë e shenjtë lutjeje dhe reflektimi, duke festuar me familjen dhe komunitetin, dhe duke kujtuar dhe shërbyer me dhembshuri dhe çiltërsi atyre që kanë më pak fat. Si po e festoni #RamazaninNëKosovë?
Ndani traditën tuaj me ne”, shkruan Ambasada.