Një tjetër rast i trafikut të drogës me postë nga SHBA në vendin tonë, është zbuluar nga policia. Gjatë operacionit policor të koduar “California” ranë në pranga Skënder Vata, 27-vjeç dhe Jurgest Luzi, 24-vjeç, të dy banues në Kamëz.
Sipas burimeve, Skënder Vata, dërgoi për të marrë sasinë e drogës Jurgest Luzin.
Drogë nga SHBA drejt Tiranës përmes postës, vihen në pranga dy persona
3 kg e 200 gramë cannabis me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe 2 celularë janë sekuestruar nga policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se policia zbuloi mënyrën e trafikut me postë të kanabisit më 20 mars, ku ranë në pranga I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim F. L., 21-vjeç.
Nuk dihet ende nëse ata i përkasin të njëjtit grup me të njëjtin rrjet shpërndarjeje droge.