Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” në Prishtinë është bërë edhe me një shofere, duke çuar kështu në tre numrin e gjinisë femërore që ushtrojnë këtë profesion në këtë ndërmarrje.
Ajo është Mehreme Brahimi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj në rrjetin social Facebook, duke u shprehur i kënaqur me përparimet e ndërmarrjes dhe përfshirjen e sa më shumë grave në këtë segment por edhe në pozita të ndryshme.
Maraj tha më tej se numri i qytetarëve që shfrytëzojnë shërbimet e Trafikut Urban është duke u rritur ndjeshëm dita ditës.