Një aksident ka ndodhur në Itali ditën e sotme. Një traget është përplasur në një skelë porti në Napoli e si pasojë janë plagosur 30 pasagjerë.
Deri më tani raportohet se aksidenti është shkaktuar nga erërat e forta që fryjnë në zonë, ndërsa po hetohet edhe mundësia e gabimit nga ana e drejtuesit. Mësohet se trageti po vinte nga ishulli Kapri dhe në të ndodheshin qindra persona.
Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me rastin.