Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në kilometrin 521 të rrugës kombëtare Athinë-Selanik, në dalje për në Evzones. Tre persona kanw vdekur, ndërsa raportet thonë se dhjetëra u plagosën.
Sipas informacioneve të para, në aksident trafiku është përfshirë një autobus i cili është përplasur me dy automjete. Autobusi kishte 78 pasagjerë, një makinë 4 persona dhe tjetra po ashtu 4. Autobusi dhe një veturë ranë në një kanal ku nuk kishte ujë.
Në vendngjarje ndodhet tashmë policia dhe zjarrfikësja me 18 zjarrfikës dhe 6 automjete. Përfaqësuesi për shtyp i Zjarrfikësve, Giannis Artopioos, tha për Mega se operacioni është në vazhdim./Albeu.com