Një person ka humbur jetën pasi avioni u rrëzua pasditen e së dielës pranë aeroportit të Zvicrës.
Sipas autoriteteve lokale, piloti ka vdekur ndërsa 11 pasagjerë kanë përdorur parashutat dhe kanë zbritur në tokë.
Mediat zvicerane raportuan se avioni i përkiste klubit të parashutistëve Skydive Grenchen, ndërsa policia dhe brigadat zjarrfikëse shkuan në vendin e rrëzimit, pa specifikuar se çfarë e shkaktoi rrëzimin.
Disa foto në rrjetet sociale kanë treguar për rrënojat e avionit.