Shtëpia e familjes Bekteshi në Rufc të Lipjanit pasditen e djeshme u shndërrua në skenë krimi pasi kryefamiljari, Abedin Bekteshi, dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tyre, Arditin. Pas këtyre dy vrasjeve, në fund dyshohet që dorasi kreu edhe vetëvrasje.
Për këtë ngjarje të rëndë që shqetësoi qytetarët e Lipjanit dhe mbarë Kosovës, kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti ka marrë vendim që të pezullojë të gjitha aktivitetet e Mërgata Fest & Sport.
Teksa deklaruan nga Komuna se bashkëndjejnë dhimbjen me familjen Bekteshi, iu shprehën ngushëllime familjes, miqve dhe qytetarëve.
“Kryetari i Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti ka marr vendim që të pezullojë të gjitha aktivitetet e Mërgata Fest & Sport.
Të dashur qytetarë, të gjitha aktivitetet e Mërgata Fest & Sport janë pezulluar.
Ngjarja e mbrëmshme në familjen Bekteshi tronditi thellësisht mbarë opinionin e gjerë.
Bashkëndjejmë dhimbjen dhe shprehim ngushëllime familjes Bekteshi, miqve të familjes Bekteshi dhe qytetarëve”, thuhet në njoftim.