Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tragjedia në Pejë, gazetarja Matoshi: Vajza e pa nënën e vrarë në banesë

 
   

Gazetarja e emisionin “Kosova today”, Artiana Matoshi, ka zbuluar detaje rreth vrasjes së gruas nga bashkëshorti i saj sot në Pejë.

Ajo tha se një familjare e viktimës ka treguar në kushte anonimiteti se vajza e saj e moshës rreth 15-16 vjeç e ka parë nënën e vrarë mëngjesin e sotëm, pasi siç tha ajo, ka dëgjuar krismat.

Matoshi tutje duke iu referuar deklaratave të familjares së të ndjerës, tha se dorazi kishte 15 vjet që nuk punonte dhe me këtë rast, ai vuante nga depresioni dhe së fundmi konsumonte edhe narkotikë.

“Sipas familjares, dorasi ka 15 vjet që nuk punon çka e solli në depresion kohëve të fundit dhe kishte probleme me narkotikë. Dorasi kishte filluar të përdorte narkotikë pasi ishte i prekur nga depresioni si pasojë e problemeve financiare. Viktima mbante tre punë. Çifti kohëve të fundit ka pasur probleme, viktima nuk dëshironte të ndahej nga bashkëshorti për shkak të fëmijëve dhe sipas familjares, ata kishin një dashuri të madhe mes vete, çka e bëri që viktima të durojë dhunën më shpesh psikike se sa fizike. Vajza e saj 15-16 vjeçe e ka parë mëngjesin e sotëm nënën e vrarë në banesë, pasi që kur ka dëgjuar krismat ka dalë dhe e ka parë nënën e shtrirë dhe të vrarë”, tha Matoshi.