Erdgys Arrazit ju refuzua leja që të marrë pjesë ditën e sotme në varrimin e vajzës së tij Ergesa.
Në përgjigje të kërkesës së tij prokuroria njofton se lejen për daljen e tij përkohësisht nga qelia dhe pjesëmarrjen në varrim e jep Drejtoria e Policisë së Shkodrës.
Kujtojmë që po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Alma Arrazit dhe djalit të mitur, të cilët dyshohet se janë hedhur nga ura e lumit Buna ditën e shtunë, pak minuta pasi Alma është ndarë nga kunata.
Aktualisht Erdgys Arrazi, kryefamiljari, është i ndaluar nga policia, pasi ndaj tij janë ngritur akuzat, për shtyrje drejt aktit të vetëvrasjes, pasi sipas prokurorisë ai ka ushtruar dhunë t fizike dhe psikologjike ndaj Almës dhe e ka tradhtuar atë.