Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

TRAGJIKE/ Hyri për të shpëtuar 3 djemtë e mitur, mbytet në lumë babai

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 42-vjeçar është mbytur në përpjekje për të shpëtuar 3 fëmijët e tij të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në New Jersey, teksa tre fëmijë dhe babi i tyre po laheshin në lumë. Mediat e huaja raportojnë se burri nxorri nga uji fëmijët e tij të moshës 13, 11 dhe 8 vjeç por më pas nuk mundi të dalë vetë.

“Sipas dëshmitarëve, fëmijët hynë në ujë dhe ishin duke u mbytur. Viktima hyri në ujë për t’i ndihmuar, tërhoqi fëmijët e tij por luftoi për të ruajtur ekuilibrin e tij.”-thanë autoritetet.

Ekipi i shpëtimit arriti të nxirrte trupin e 42-vjeçarit pas më shumë se tre orë kërkimes. Tre fëmijët u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.