
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë.
Babai rreth 55 vjeç dhe 2 djemtë e tij të mitur, të moshave 13 dhe 15 vjeç janë mbytur.
Policia njofton se shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar, por fatkeqësisht të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al