
Tre të rinj të moshës 19 deri 21 vjeç janë gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në Caumont-sur-Durance, pranë Avignon.
Të rinjtë mësohet se udhëtonin me një makinë, e cila dyshohet se ka dalë nga rruga nga shpejtësia dhe ka përfunduar në një rezervuar.
Lajmi për zhdukjen e të rinjve u dha nga familjarët, teksa policia më tej ka nisur kërkimet, duke gjetur automjetin nën ujë. Edhe rrjetet sociale e ndihmuan policinë që të shkojë tek vendi i aksidentit të tmerrshëm.
(Balkanweb)