Trashësia e dëborës në fshatrat e Gramshit ka mbërritur në 1 metër.
Reshjet me intensitet gjatë orëve të fundit, dhe era e fortë, në formë stuhie, mësohet se ka krijuar edhe problematika.
Bëhet me dije se aksi rrugor që lidh bashkinë e Gramshit me fshatin Rovje është bllokuar dhe se në terren janë nxjerrë grupet e emergjencave.
Sipas informacioneve, në disa zona nevojitet ndërhyrje e traktorëve me zinxhirë, pasi trashësia e dëborës është e madhe.
Njoftimi:
Gramsh/Trashësia e dëborës në fshatin Rovje arrin në një metër
Reshjet e dëborës që kanë rënë 24 orët e fundit dhe erërat e forta në formë stuhie kanë krijuar problematika. Në disa pjesë të rrugës që lidh fshatin Rovje me qytetin e Gramshit trashësia e borës arrin mbi një metër. Aktualisht raportohet se ky aks rrugor është i bllokuar
Kreu i Bashkisë së Gramshit Besion Ajazi është shprehur se në terren është nxjerrë grupi i emergjencave për të parë situatën, në disa zona duhet ndërhyrë me traktor me zinxhirë pasi trashësia e dëborës është e madhe e terreni tepër i vështirë Fatmirësisht nuk janë raportuar raste emergjente në persona të sëmurë.