Tre anëtarë të një familjeje nga Colorado kanë vdekur derisa përpiqeshin të jetonin “jashtë rrjedhave” në Malet Rocky, kanë thënë anëtarët e familjes dhe hetuesit, raportoi të enjten BBC-ja.
Mbetjet mortore të motrave Christine dhe Rebecca Vance, si dhe djalit 14-vjeçar të kësaj të fundit, janë gjetur në një kamping të largët gjatë këtij muaji.
Sipas mjekëve ligjorë, dyshohet se ata kanë vdekur nga uria ose ekspozimi gjatë dimrit të ftohtë.
Dyshohet se grupi filloi kampingun verën e kaluar dhe vdiq gjatë dimrit.
Njerka e Rebecca Vances, Trevala Jara, ka thënë për Washington Postin të mërkurën se “asaj nuk i pëlqente mënyra se si po shkojnë gjërat në botë dhe mendoi se do të ishte më mirë nëse ajo dhe djali i saj dhe Christine do të ishin vetëm, larg nga të gjithë”.
Hetuesit thonë se shkaku i vdekjes së tyre ende nuk është përcaktuar dhe nuk do të publikohet derisa të kompletohen raportet toksikologjike.
Dy trupa u gjetën në një tendë, ndërsa një tjetër u gjet jashtë, në një lartësi prej rreth 2,900 metrash.