Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tre fëmijë vdesin nga zjarri që kaploi një shtëpi në Kroaci

Tre fëmijë kanë vdekur pasi zjarri ka kapluar shtëpinë e tyre në Kurshanec të Kroacisë.

Nga Policia e Megjimurjes kanë deklaruar se në Qendrën Operative të Komunikimit është raportuar për flakë në orën 22:52, kështu që menjëherë në vendngjarje janë dërguar të gjitha ekipet kujdestare në dispozicion nga zjarrfikësit, policia dhe autoambulanca.

Njëri fëmijë ishte i lindur më 2016, tjetri më 2018 dhe i treti më 2022. Një foshnje që kishte lindur vitin e kaluar, ka shpëtuar.

Policia është po heton shkakun.

Medjimurski.hr ka mësuar se zjarrin e kanë shkaktuar disa aparatura, të cilat kanë prekur edhe shkallët prej druri që të çojnë në katin e sipërm të shtëpisë, ku flinin fëmijët.