Tre helikopterë të KFOR-it, janë parë të shtunën në afërsi të vijës kufitare në Mutivodë.
Ku njëri nga ta kishte shenjën e ndihmës së parë.
KFOR-i në një përgjigje. thotë se ky aktivitet në zonën e Mutivodës, në afërsi të Vijës Kufitare Administrative ishte pjesë e një stërvitje ajrore, si pjesë e aktiviteteve të rregullta në mbështetje të sigurisë lokale.
“Si pjesë e procedurave rutinë të gatishmërisë së KFOR-it për të garantuar sigurinë e të gjithë personelit të përfshirë në aktivitetet e KFOR-it, një nga helikopterët barti furnizime mjekësore”, thuhet tutje aty.