Një aksident i trefishtë ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Dimalit.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar dy nga drejtuesit e mjeteve, ndërkohë që ka pasur dhe dëma të shumta materiale.Në vendin e aksidentit kanë shkuar efektivët e policisë rrugore të cilët po bëjnë kqyrjen e vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Burimet nga vendngjarje konfirmojnë se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar dhe një devijim i njërit prej mjeteve, në përpjekje për tu futur në një rrugë dytësore.