Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tre ministrat te ura e Ibrit, ironizon Besa Ismaili: Këta tre sherifat e ri kanë për ta ndreqë punen

 
   

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar pas deklaratave të Qeverisë së do të hapet ura e Ibrit për qarkullim të automjeteve.

Ajo ka ironizuar me tre ministrat që shkuan në Veri, duke thënë se “tre sherifat e ri në qytet kësaj rradhe kanë për t’a ndreçë punën”.

Ismaili ka thënë se “qasja konfrontuese e Kurtit ndaj BE-së, SHBA-ve dhe vendeve perëndimore, po e shkatërron reputacionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare”.

“Ata po përshkallëzojnë armiqësinë ndaj BE-së, SHBA-së dhe Perëndimit, duke izoluar vendin dhe kësisoji dorëzuar atë në pjatë të Serbisë!  Në fund të fundit, cila është alternativa e Kosovës për aleanca, nëse nuk është BE-ja dhe SHBA-të?”

Ajo ka shkruar se Mitrovicës nuk i duhet armiqësimi i qytetarëve të saj me bashkësinë ndërkombëtare.

Ismaili ka thënë se “narrativat antiperëndimore që po i shet Kurti i sjellin përfitime vetëm Serbisë dhe Rusisë”.

“Mitrovica e përvujtuar si mos më keq, nuk i duhet edhe armiqësimi i qytetarëve të saj me bashkësinë ndërkombëtare, që po e nxitë me paramendim qeveria Kurti.  Narrativat antiperëndimore që po konstrukton dhe po i shet Kurti dhe sejmenët e tij, u sjellin përfitime vetëm  Serbisë dhe Rusisë. Ato ASSESI nuk shkojnë në llogari të sovranitetit, integritetit dhe dinjitetit shtetëror të Kosovës!  Nuk ka asgjë që Kosova ka nevojë t’a bëj e që nuk mund t’a realizojë bashkërisht me aleatët e saj perëndimorë, përfshirë këtu edhe hapjen e urës dhe rikthimin e banorëve në veri. Është e rëndësishme që liderët politikë  t’i japin përparësi diplomacisë, bashkëpunimit dhe bashkërendimit me aleatë në mënyrë që të ruajnë shtetin e qytetarëve të saj, Kosovën.”