
Pronari dhe 2 punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me ndriçmin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike pasditen e sotme.
Fatkeqësisht, pronari i hotelit, 40-vjeçari me iniciale A. M., ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa 2 punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./tvklan.al