Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmshëm në zonën e Bathores në Tiranë ku objektiv ishte 46-vjeçarui Agim Hida. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kryeqëzimi i Bathores ku dy persona me motorçikletë qëlluan me breshëri ndaj Hidës, i cili ishte ulur duke pirë kafe.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja, ndërsa Hida ka marrë 2 plumba në këmbë. Menjëherë pas ngjarjes ai u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia nuk ka një pistë në lidhje me shkaqet e atentatit.
Nuk ka të dhëna që Hida ka patur probleme vetë, ndërkohë që rezulton se i vëllai ka qenë i dyshuar për një vrasje të ndodhur kohë më parë në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç. Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
/albeu.com