Një 38-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Athinë, gjatë një tentative për të grabitur një bankë.
Shqiptari kreu grabitjen në një filial banke dhe u largua me para, teksa punonjësit njoftuan policinë.
Në momentin që ai doli nga dega e bankës, një punonjës policie jashtë detyr3s dhe sigurimi i bankës kanë filluar ta ndjekin.
Ndërkohë, pasi kishin mbërrtur edhe fektivë të tjerë të policisë, shqiptari dyshohet se ka sulmuar me thikë një prej tyre. Ky i fundit përdori armën e shërbimit dhe e plagosi shqiptarin .
Mësohet se ai ka marr katër plumba, tre në bark dhe një në kofshë. 38-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital ku u intubua dhe po i nënshtrohet operacionit.
Ai ishte duke komunikuar kur u transportua në Evangelismos me një ambulancë të EKAB dhe tani është intubuar dhe tashmë ndodhet në operacion.