Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tre shqiptarë zgjidhen ministra në qeverinë e re të Malit të Zi

Kuvendi i Malit të Zi ka zgjedhur qeverinë e re në krye me kryeministrin Milojko Spajiq.

Pro qeverisë së Spajiqit ishin 46 deputetë, 19 ishin kundër ndërsa një deputet abstenoi.

Vend në qeverinë e re malazeze kanë zënë edhe tre shqiptarë, ku zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik është emëruar Nik Gjeloshaj, shkruan Vijesti.

Shqiptarët në këtë qeveri udhëheqin edhe me dy ministri, atë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në krye me Fatmir Gjekën dhe Marash Dukajn i cili është emëruar ministër i Administratës Publike.

Qeveria e Spajiqit në total  ka 18 ministri ndërsa pesë zëvendëskryeministra.