Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar të arrestuarin e tretë i cili dyshohet për sulme brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve.
Sveçla përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se i arrestuar i radhës është Urosh Vukasinoviq, që së bashku me dy të arrestuarit të tjerë kanë marrë urdhra për sulme nga Beogradi.
“Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë, i rradhës, është Urosh Vukasinoviq.
Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka shtuar se Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë dhe sipas tij, nuk do të lejojnë me asnjë çmim të sulmojnë qytetarët, të frikësojnë raportimin e gazetarëve dhe të cenojnë rendin kushtetues.
Shkrimi i plotë:
Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë, i rradhës, është Urosh Vukasinoviq.
Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet.
Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë, dhe nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues.