Tre persona janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur në orët e pasdites në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Insajderin se aksidenti i parë ka ndodhur mes një automjet dhe një motoçikletë, ku kanë pësuar lëndime dy persona.
“Sot rreth orës 16:30, në rrugën ‘Afrim Zhitia’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa aksidenti dytë ka ndodhur në rrugën ‘Ilir Konushevci’ ku kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë.
“Rreth orës 17:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një këmbësor”, deklaroi ajo.