Tre persona kanë vdekur dhe të tjerë janë zhdukur nga stuhia Monica e cila ka goditur Francën Juglindore.
Bëhet e ditur se ata ndërruan jetë teksa tentonin të kalonin urat në rajonin Gard.
Dy prej tyre janë gjetur në një veturë në fshatin Goudargues.
Në mesin e të zhdukurve është një baba dhe dy fëmijët e tij të moshës 4 dhe 13 vjeç, shkruan euronews.
Gjithashtu, të zhdukur raportohen edhe një person me nënshtetësi belge, dhe një burrë nga fshati Ardeche.
“Aktualisht kemi të paktën 7 persona të zhdukur, duke përfshirë dy fëmijë. Unë ndaj dhimbjen dhe shqetësimet me të dashurit e tyre. Kombi qëndron me ta”, shkroi në X kryeministri francez, Gabriel Attal.
“Forcat tona të emergjencës të cilat i falënderoj sinqerisht janë mobilizuar. Po i ndjek nga afër zhvillimet”, shtoi kryeministri.
Ndryshe, më shumë se 300 zjarrfikës janë vendosur vetëm në rajonin e Gardit.
Në alarm portokalli për përmbytje dhe stuhi mbeten tetë zona duke përfshirë Ardeche, Bouches-du-Rhone, Charente-Maritime, Gard, Gironde, Pyrenees-Atlantiques, Var, dhe Yonne.