Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trend i ri në Kosovë/ Familjet e pasura po marrin dado të fëmijëve nga Filipinet

 
   

Janë 31 femra nga Filipinet që kanë bërë kërkesë për leje qëndrim në Kosovë vetëm për 3 muaj, përkatësisht gjatë periudhës prill-qershor 2024, prej të cilave 30 kërkesën e kanë bërë për punë, përderisa vetëm 1 për bashkim familjar.

Ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) i ka aprovuar 20 lejeqëndrimet të përkohshme për femrat filipinase, të gjitha për arsye të punësimit në Kosovë.

Burimet thonë se femrat filipinase viteve të fundit po angazhohen si dado nga familjet e pasura të Kosovës.

Psikologët dhe sociologët japin arsyet se pse është bërë trend në Kosovë angazhimi i dadove nga shtetet e huaja, kryesisht nga Filipinet.