Një veturë është aksidentuar me një tren sot rreth orës 08:00 në zonën industriale në Prishtinë.
Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti