Tri gra rrihen me shkopinj bejsbolli në mes të autostradës (VIDEO)

Tri gra u panë duke u rrahur mes vete në një rrugë dhe gjithë incidenti është kapur në kamera.

Policia në Illiniois tani po i heton pamjet e rrahjes së dhunshme që ndodhi të enjten e që më pas u shpërnda në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Në video, një grua mund të shihet duke ndryshuar në mënyrë agresive korsinë ndërsa ka një shkop bejsbolli në dorën e saj të cilin e lëkund nga dritarja.

Ajo më pas del nga makina e saj dhe fillon ta godasë veturën e tipit Hyundai me shkopin. Një pasagjere në Hyundai, e cila dëshmon se ka të ngjarë të jetë vajza e shoferes, është parë duke dalë nga makina për t’u përballur me gruan me shkop.

Dy gratë fillojnë të rrahën me grushte dhe të tërheqin flokët në autostradë ndërsa njerëzit shikojnë.

Pas tyre, bashkohet edhe shoferja e Hyundai, e cila duket se e kap gruan me shkop për të mbrojtur pasagjeren e saj.